Nis në orën 15:00, grekët japin alarmin! Moti i keq pritet të pushtojë vendin, shikoni parashikimin!

Shqipëria do të vijojë nën pushtetin e motit të paqendrueshëm edhe për ditët në vijim, ndërsa të premten pritet kulmi, teksa vendi do të përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm dhe rrufe në të gjithë territorin.

Harta e motit te premten, publikuar nga mediat greke. Spikat pjesa me te kuqe ne zonen e Kolonjes ku priten reshje te dendura
Harta e motit te premten, publikuar nga mediat greke. Spikat pjesa me te kuqe ne zonen e Kolonjes ku priten reshje te dendura

Gjithçka pritet të nisë të premten në orët e mesditës për të arritur kulmin në orën 15:00 ku priten reshje të dendura kryesisht në Korçë, Kolonjë dhe Përmet.

Alarmi ësthë dhënë edhe nga mediat greke, të cilat theksojnë se cikloni që do të godasë Greqinë e veriut të premten do të nisë fillimisht në jug-lindje të Shqipërisë, specifikisht në zonën e Përmetit dhe Kolonjës dhe më pas do të zbresë poshtë.


Prej ditësh tashmë, Shqipëria e mesme dhe ajo e jugut janë duke u karakterizuar nga një mot i paqendrueshëm, ku dita nis me diell dhe orët e pasdites shoqërohen vazhdimisht me reshje të dendura shiu. /albeu.com

 


Shtuar 14.06.2023 11:49