Organizata Kristiane e Maqedonisë djeg flamurin shqiptar (VIDEO)
UPDATE - Organizata Kristiane e Maqedonisë (Hristianska Organizacija) ka shfaqur publikisht një video duke djegur flamurin shqiptar, shoqëruar me thirrje raciste antishqiptare.

Videoja e publikuar nxjerrë në sfond persona të maskuar që nën përcjelljen e këngës djegin flamurin shqiptar. Ata bëjnë thirrje për bashkimin e krishterëve kundër shqiptarëve për zhdukjen e tyre.

Gjatë tërë videos së publikuar vijojnë titra në gjuhën angleze për të kuptuar mesazhin e tyre, raporton Ina.

“Mos provoni të digjni tempujt e shenjte të krishterë. Mos luani me jetën tuaj, jetën e fëmijëve tuaj sepse or myslimanë, ju ka ardhur fundi ju dhe ka ardhur fundi i fesë suaj, Zotit tuaj dhe xhamisë tuaj”, - thonë në mesazhin e tyre këta racistë të maskuar në mesazhin filmik që ka përcjellë Organizata Kristiane në Maqedoni.

Lidhur me shfaqjen e kësaj videoje sot priten reagimet dhe komentet e institucioneve përgjegjëse shtetërore të Maqedonisë por edhe reagime nga qeveria shqiptare. /albeu.com/

Shikoni videon:

Shtuar më 12/03/2012, ora 19:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori