Opozita rinis protestat me qytetin e Elbasanit
Pëlqej
Edi Rama
Opozita rinis protestat nga Elbasani nën logon "Saliu dështoi, transparencë". "Jemi këtu për të vazhduar betejën tonë", kështu iu drejtua të pranishmëve në protestë kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Lideri i opozitës në fjalën e tij tha se Berisha nuk ka pëlqimin e popullit dhe ai asnjëherë nuk e ka votuar.

Berisha kërkon të mbyllë kutitë por ne nuk do të lejojmë mbylljen e tyre, vazhdoi më tej kreu socialist. Ai tha se socialistët janë në opozitë me pushtetn e vjedhur. Të pranishëm në protestën e Elbasanit janë edhe kreu i grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, kreu i PLD Spartak Ngjela si dhe deputetë të partisë socialiste në Elbasan. Në protestë merr pjesë edhe kryetari i PSV91 Petro Koçi.

Kreu i të përndjekurve Kurt Kola në fjalën e tij e quajti Berishën mashtruesin numër një, dhe bëri thirrje për mos lejimin e vendosjes së një diktature të re në Shqipëri.

Ndërkohë kryetari i partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela në fjalën e tij tha se Berisha po i mbyll rrugeën integrimit të vendit, dhe po e con atë drejt degradimit. Shqiptarët duhet të ngrihen kundër tiranisë, tha Ngjela dhe kjo qeveri duhet rrëzuar me patjetër.

Dita e sotme shenon nisjen e protestave te opozites. Sikunder ishte njoftuar pak dite me pare nga tryeza e Opozites se Bashkuar, siparin e protestave e hap qyteti i Elbasanit.
Shtuar më 26/11/2010, ora 18:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori