Opozita parlamentare kërkon takim me Fleckestein, zbulohet tema e diskutimit
Tre kryetarët e grupeve parlamentare opozitare do të kenë sot një takim me Knut Fleckestein, këshilltarin e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi për çështjet e Integrimit.

Takimi do të zhvillohet në orën 11:30 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Mësohet se ky takim është kërkuar nga vetë përfaqësuesit e opozitës parlamentare.

Në takim do të jenë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai.
Kryetarët e grupeve parlamentare opozitare do ta njohin Fleckestein me situatën për reformën zgjedhore.
Shtuar më 10/07/2020, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori