Opozita nis nesër protestat
Pëlqej
Opozita e bashkuar do të rifillojë protestat duke filluar që nga dita e nesërme. Kështu u shpreh kreu i PLD Spartak Ngjela menjëherë pas mbylljes së takimit të aleatëve të PS.

"Që nesër lëvizja do të fillojë të marrë formë, deri në protestën e madhe në kryeqytet" - tha Spartak Ngjela. Portestat do të shtrihen në të gjitha qarqet deri ne largimin e Berishës, shtoi më tej ai.

Ngjela u shpreh gjithashtu se tryeza do të mbështesë mocionet e propozuara nga opozita për kryeminstrin Sali Berisha dhe kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli

Në takim merrnin pjesë Spartak Ngjela, Skënder Gjinushi, Nard Ndoka dhe Edi Rama, ndersa nuk ishin të pranishëm kreu i partisë Demokracia Sociale Paskal Milo dhe kreu i partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
Shtuar më 13/11/2010, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori