Opozita në këmbë, mësohet kohëzgjatja e protestës
Protesta e opozitës, e cila është parashikuar për në orën 11.00 duket se do të zgjasë më shumë se herët e tjera.

Kërkesa e PD-së ka qenë për një protestë që niste sot në orën 11:00, për të vijuar për 48 orë me radhë.

Një kërkesë e tillë nuk është pranuar nga Policia e Shtetit, e cila ka kërkuar që protesta e opozitës të përfundojë brenda orës 00:00 të ditës së shtunë.

Gjithashtu, opozitës nuk i është pranuar kërkesa për të protestuar në rrugën “Ismail Qemali”, që ndan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me hotel “Rogner”. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2019, ora 08:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori