Opozita feston sot Çlirimin e vendit
Pëlqej
Opozita përkujton sot 56-vjetorin e Çlirimit me homazheVarrezat e Dëshmorëve të Atdheut. PS-ja dhe aleatet e saj do të jenë bashkë në vendosjen e kurorave me lule në nderim të dëshmorëve të rënë, ndërsa Levizja Socialiste per Integrim do të zhvillojë homazhet më vete.

Gjithçka në Varrezat e Dëshmorëve do të organizohet nga protokolli i Bashkisë së Tiranës.

Kreu i opozitës, Edi Rama do të zhvillojë sot homazhe në memorialin "Nënë Shqipëri", i shoqëruar nga drejtues të tjerë të PS-së dhe opozitës.

Po sot homazhe do të zhvillojë edhe zëvendëskryeministri Ilir Meta i shoqëruar nga drejtues të LSI-së. Sipas njoftimit zyrtar në orën 9.30 numri dy i qeverisë do të festojë sot 66-vjetorin e çlirimit te Shqipërisë ndryshe nga sa vepruan zyrtarët e lartë të shtetit.

Tashmë prej vitesh 29 Nëntori, i njohur me ligj si festa e Çlirimit festohet vetëm nga të majtët, ndërsa të djathtët preferojnë të festojnë pavarësinë dhe Çlirimin në 28 Nëntor.

Më pas janë planifikuar edhe vizita në shtëpitë e familjeve të dëshmorëve të rënë në luftën për çlirimin e vendit.
Shtuar më 29/11/2010, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori