Operacioni anti-drogë, arrestohen 4 persona
Policia e Shkodrës në sajë të dy operacioneve anti-drogë ka bërë të mundur sekuestrimin e 58 kg kanabis si dhe arrestimin e 4 poseduesve të drogës. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Vraka” janë arrestuar shtetasit Paulin Lulaj 18 vjeç dhe Bardhok Kodra 38 vjeç, të dy banues në fshatin Gril komuna Gruemirë të Shkodrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në vendin e quajtur Tregu fruta-perime në lagjen Dobrac, iu gjetën 5 thasë me lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike Kanabis Sativa me peshë 34 kg si dhe 2 aparate celularë.


Gjithashtu gjatë operacionit të koduar “Buna” janë arrestuar shtetasit Fran Nou 27 vjeç dhe Petrit Berdheti 28 vjeç pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në vendin e quajtur kryqëzimi i Urës së Bunës në lagjen Iliria iu gjeten 2 thasë me lëndë narkotike kanabis sativa me peshë 24 kg.

Ndërkohë materialet hetimore ndaj 4 të arrestuarve do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër,për veprën penale "Prodhim dhe shitje e narkotikeve". /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori