Operacionet masive dhe arrestimet në Shqipëri, reagon Bashkimi Evropian
Pas operacioneve të djeshme të Policisë së Shtetit, vjen reagimi i ambasadorit te BE-se, në vendin tonë, Luigi Soreca, i cili përgëzon punën e bërë.

Përmes një postimi në Tëitter, Luigi Soreca thotë se duhet të vazhdojë lufta lundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës.

“Ne mirëpresim operacionin masiv të ndërmarrë sot në disa qytete nga policia e Shqipërisë. Të luftojmë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është prioritet i Bashkimit Europian. Presim që ndjekjet penale dhe dënimet të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme”- shkruan Soreca.


Arrestimet e djeshme:

Ish-deputeti socialist, Arben Çuko – korrupsion pasiv

Ish-deputeti socialist, Arben Ndoka – tjetërsim pronash

Vëllai i deputetit socialist Arben Ndoka – falsifikim dokumentash

“Bosi” i Shijakut, Flamur Avdyli – trafik droge

Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkelqim Avdyli, Shaqir Gjepali – pjesë e bandës së Shijakut

• Kërkime për Klement Balilin dhe Lul Berishen.
Shtuar më 22/10/2018, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori