Omonia më e përçarë se kurrë, akuza midis minoritarëve
Vangjel Dule
Në përvjetorin e 20-të, organizata greke “Omonia” ka festuar e përçarë festën e themelimit. Një javë më parë, disa nga ish-themeluesit e organizatës Omonia si Panajot Barka, Thoma Miço etj, u mblodhën në fshatin Derviçian të Dropullit, duke akuzuar drejtuesit e kësaj organizate për gjendjen në të cilën ndodhen, teksa shprehën mbështetjen për partinë e re të krijuar “Mega”, me kryetar Kristaq Kiçon.

Ish-drejtuesit e “Omonia-s” akuzuan ashpër drejtuesit e sotëm të saj si përçarës të minoritetit që i shërbejnë vetëm interesave të tyre dhe thanë se “Omonia” ka devijuar nga qëllimi për të cilin u krijua.

Ndërkohë, grupimi tjetër i mbështetur nga Vangjel Dule, ka festuar të dielën përvjetorin e organizatës së tyre, ku mori pjesë edhe Vasil Bollano, kryetari aktual i “Omonia-s”. Në këtë takim merrte pjesë edhe ambasadori grek në Tiranës, konsulli i Gjirokastrës, etj.

"Në radhët e minoritetit ka elementë që duan të përçajnë Omonian, që është një organizatë demokratike, e cila i shërben minoritetit grek", tha Dule, duke akuzuar ish-drejtuesit. (start)
Shtuar më 17/01/2011, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori