Olta Xhaçka gati të padisë Lulzim Bashën
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar ndaj deklaratave të Lulzim Bashës dhe Xhemal Gjunkshit, sipas të cilëvë ajo ka përdorur makinat shtetërore për fushatë elektorale.

Sipas Xhaçkës të gjitha akuzat janë shpifje dhe do t'i padisë në gjykatë për të sqarur këtë llum, siç e quan ministrja.

Reagimi i Olta Xhaçkës

Lulzim Basha nuk i mendon e as i kupton pasojat e veprimeve që bën, këtë e mësuam të gjithë, ditën që dogji mandatet dhe e la PD rrugëve. Por, le ta mësojë që veprimet kanë kosto, shpifjet kanë një çmim, kur të shkojë përpara gjykatës për të sqaruar llumin që nxjerr nga goja.

Dhe, sa për zëdhënësin lokal të Lulit, gjeneralin e famshëm Gjunkshi, atë e njeh e gjithë Dibra se kush është, nuk ka nevojë të themi ne asnjë fjalë.

Madje, e njeh e gjithë bota, se ia ka dalë të shfaqet dhe në Ëikileaks me bëmat e tij. Njerëzit që ka marrë në qafë e mallkojnë përditë.

Asnjë minutë kohë për të humbur me personazhe si këta. E gjithë energjia vetëm me qytetarët dhe për qytetarët. 30 Qershori dita e Shqipërisë që duam për fëmijët tanë.
Shtuar më 26/06/2019, ora 23:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori