Olsi Çekiçi nuk pendohet: E vrava nënën se merrej me magji
Olsi Çekiçi, i cili masakroi nënën e tij pak ditë më parë në fshatin Buçimas nuk është penduar.

ai ka deklaruar në Gjykatë se nëna i kishte bërë magji dhe merrej me djallin.

Pas një sherri në familje, Çekici i preu kokën nënës së tij, 70 vjeçares Firdes Çekiçi. Gjithçka nisi nga një konflikt verbal, më pas autori ka masakruar nënën e tij, Firdes Çekiçi.

44-vjeçari">44-vjeçari Olsi Çekiçi, vuante nga probleme të shëndetit mendor. Në momentin që policia mbërriti në banesë, 44-vjeçari">44-vjeçari ishte i lyer me gjak ndërsa armën e krimit e kishte ende në dorë. Sipas Policisë, Çekiçi nuk ka bere rezistencë ndërsa u ka thënë efektivë “mos u afroni se do ju bej pis se gjaku është me magji.”

Kjo ngjarje i kaloi ekstremet e saj pasi 44-vjeçari">44-vjeçari e kishte masakruar nënën e tij duke i copëtuar pjesë të trupit, ndërsa koka e viktimës u gjet në oborr.
Shtuar më 10/08/2020, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori