Humb jetën kryabashkiaku polak, bie nga kati i katërt i hotelit në Itali

Një kryebashkiak polak 44 vjeç ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga kati i katërt i hotelit ku qendronte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Cagliari të Italisë.

Ngjarja ndodhi në në hotelin “Due Colonne” në qendrën historike të qytetit.

Sipas asaj që raportohet, kryebashkiaku ndodhej në një dhomë me një koleg dhe ishte ulur në dritare ku më pas ka humbur ekuilibrin, duke rënë disa dhjetëra metra poshtë.

Policia ka përjashtuar hipotezën e një sulmi dhe rënia e tij po hetohet si një aksident./albeu.com/