OFERTAT/ Shpërthen revolta online ndaj Vodafone dhe Telekom Albania (FOTO LAJM)

Raporti më i fundit i Autoritetit të Konkurrencës ku nuk konstatonte asnjë shkelje të kompanive celulare në dëm të qytetarit ka irrituar mjaft përdoruesit e aparateve celulare.

Kanë qenë jo të pakët ata që kanë shpërthyer në fyerje dhe akuza ndaj Autoritetit të Konkurrencës dhe kompanive celulare duke i cilësuar si hajdut ordinerë, të cilët vjedhin lirshëm për shkak të mungesës së shtetit.

"Duhet ta pyesesh veten mire kur do te aktivizosh nje pakete mujore me Vodafone, minimumi duhen 11 mije leke te vjetra"., - shkruan Eda në një koment të sajin në Facebook, ndërsa dikush tjetër përgjigjet: Vodafoni te sjell mesazhin dy dite pasi ke bere oferten: Ju keni mbaru 80 per qind te ofertes!! Po ku e mbarova mo vlla?!!!!".

Ndërkohë, Fatmiri shkruan: "Tani po e marrim vesh kete?Kjo dihet qe ofertat per celularet nga Vodafone dhe amc te grekut me bashkepuntori e tyre qeveritare antishqiptare te Tiranes Jane ofertat me te shtrenjta ne bote. Kjo tregon se qeveritare shqiptare jane njerezit me felliqesirat ne bote prandaj per say kohe shqiptaret flene gjume ata d.m.th.ne do te na rjepin te gjalle Po nuk u preme ne kokat pa vlere te tyre".

Nga ana tjetër Xhevdeti shpjegon se për 10 ditë i vjen mesazhi se ka përfunduar 80 për qind të ofertës pa hapur asnjë aplikacion të rendë.

"Po jan bo plera na kan ca koken hidh 14 milek tvjetra per oferte dhe per 10 dit thot mbarove 80% interneti 3gb po si ka mundsi kur un hap vtm facebook e instagram nuk shoh fare asnje video kur I pyet nuk kan asnje shpjegim.esht ber shum skandal"., - shkruan ai.

Të ngjashme janë edhe komentet e mjaft përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët ndihen të vjedhur.

Pak ditë më parë, Autoriteti i Konkurrencës publikoi raportin e tij të hetimit ndaj disa kompanive celulare duke konstatuar se nuk kishte hasur shkelje të shkurtimin e afatit të kohëzgjatjes nga 30 në 28 ditë në muaj, ndërsa i ka dhënë porosi kompanive që herë tjetër të njoftojnë me detaje se si po i faturojnë abonentët kur të ndryshojnë çmimet e paketave, ndërkohë që shqetësimi i publikut dhe i medias ishte tjetër.

Shqetësimi për rastin në fjalë lidhet me faktin se dyshohet se kompanitë celulare janë marrë vesh midis tyre për të shtrenjtuar koston e paketave standarde të komunikimit për abonentët duke hequr gjithashtu edhe internetin pa limit.

KLIKO KETU për të lexuar raportin e plotë.

Çfarë ndodhi?
Në raportin e tij Autoriteti i Konkurrencës konstaton se Telekom Albania ka rritur çmimin e paketave standarde për abonentët duke hequr edhe internetin pa limit.

Po ashtu, Autoriteti i Konkurrencës konstaton se Vodafone Albania ka ulur me çmimin e paketave, por ka hequr edhe internetin pa limit.

Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës nuk ka konstatuar prishje të konkurrencës në treg nga kompanitë në fjalë pavarësisht situatës tepër dominuese të tyre të tregut.

Vodafone Albania dhe Telekom Albania zotërojnë rreth 80 për qind të tregut të telefonisë mobile në vend duke imponuar sjelljen e tyre edhe tek abonentët e tjerë

Sipas këtij institucioni, nuk është konstatuar asnjë e dhënë fizike që të vërtetojë faktin se Telekom Albania dhe Vodafona Albania të kenë prishur konkurrencën në treg duke u marrë vesh mes tyre për shtrenjtimin e paketave standarde të komunikimit të abonentëve.

Ky është rasti tipik se si shqiptarët vidhen me bekimin e shtetit dhe institucionet blihen nga korporatat.

Albeu.com do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet në këtë treg problematik, aq më tepër kur abonentët janë të braktisur nga institucionet shtetërore, të cilat i janë shitur hapur korporatave. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2017, ora 18:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori