Oferta e PS-së, pritet sot përgjigjja e mazhorancës
Pëlqej
Partia Demokratike pritet t'i përgjigjet sot ofertës së re të socialistëve të cilët thanë se heqin dorë nga kutitë e fletëve të votimit. Burime nga partia më e madhe në pushtet bëjnë me dije se oferta më e re për gjetjen e një kompromisi pritet të jetë vendimi për djegien e fletëve të votimit dhe ulje në negociata për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore.

Tre ditë më parë kryetari i selisë rozë Edi Rama nga foltorja e asamblesë kombëtare të PS deklaroi se oferta e re që ndodhet ne tryezën e demokratëve nuk kërkon fletët e votimit dhe se ajo nuk i kërkonte fletët por materialet zgjedhore. PD do të kërkojë zbatimin e Kodit Zgjedhor në nenin 178 pika 6 i cili bën fjalë për djegin e fletëve të votimit me hapjen e kutive të materialeve zgjedhore.
Shtuar më 15/11/2010, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori