Ofendon policët në gjendje të dehur, 36-vjeçari e pëson keq
Policia e Librazhdit njofton se ka vënë në pranga një shtetas 36-vjeçar pasi në gjendjedehur është konfliktuar dhe ka shtyrë e sharë policët.

Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar E.K., banues në Përrenjas.

Njoftimi nga policia:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin: E.K., 36 vjeç, banues në Përrenjas.

Arrestimi i tij u bë pasi në Prrenjas, në gjendjedehur, për shkak të detyrës, ka shtyrë, fyer e ofenduar punonjësit e Policisë së Rendit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Goditja për shkak të detyrës”.
Shtuar më 23/03/2019, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori