OBSH në alarm! Shënohet rasti i parë i "gripit të shpendëve" tek njeriu në Rusi
Rusia ka regjistruar rastin e parë në botë lidhur me një virus të quajtur "gripi i shpendëve", ose ndryshe AH5N8, i cili u transmetua tek njerëzit nga zogjtë.
Ky lajm u raportua nga Anna Popova, kryetarja e Konsumatorit Rus, Autoriteti Rregullator i Shëndetit Rospotrebnadzor.
Rusia informoi OBSH mbi incidentin disa ditë më parë, pasi u konfirmuan plotësisht rezultatet duke dhënë lajmin e mirë që deri tani nuk ka të dhëna që AH5N8 transmetohet nga
njeriu në njeri.
"Nuk ka indikacione të transmetimit nga
njeriu në njeri", deklaroj z.Popova./albeu.com/
Shtuar më 20/02/2021,
ora 17:17