OBSH-ekspertëve të virusit: Shkoni në Kinë sa më shpejt
Ekspertë ndërkombëtarë të virologjisë pritet të shkojnë së shpejti në Kinë për të hetuar në lidhje me origjinën e koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), i ka bërë thirrje ekspertëve që të shkojnë sa më parë në Kinë, për të nisur nga puna.

OBSH tha se kishte marrë sigurinë nga Pekini se ekspertët janë në gjendje të udhëtojnë drejt Kinës.

“Ne presim plotësisht dhe kemi siguri nga kolegët tanë kinezë që do të na krijojnë të gjitha lehtësitë, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha drejtori i urgjencave i OBSH, Michael Rayn.

Shtuar më 24/11/2020, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori