Objekti më i shtrenjtë në policinë e shtetit? Një kompjuter 2.1 milion dollarësh
Pëlqej
Gazetari i kronikës Sokol Bregu i ftuar në 360 gradë, ka rrëfyer se gjëja me vlerë në polici është një kompjuter i cili heton ose merret me krimet kibernetike dhe ka një vlerë 1.2 milionë dollarë.

Sa i takon vetting-ut në polici, gazetari u shpreh se ai do të kapë disa policë të vjetër që kanë qenë në detyrë në ’97-n

“Unë di që gjëja me vlerë në polici është një kompjuter i cili heton ose merret me krimet kibernetike. Ka një vlerë 1.2 milionë dollarë. Një laptop është ai. Kjo është gjëja më me vlerë në aspektin financiar. Vettingu në polici ka disa gabime të vetat.

Do të kapë disa policë të vjetër që kanë qenë në detyrë në ’97-n. Ky vetting këto do të gjejë. Edhe në rokadat që ndodhin në radhët e drejtorëve të policisë janë po ata që lëvizin. Vettingu do të largojë disa policë profesionistë 25 vjeçar. Kjo që po ndodh nuk është reformë, është spastrim”, tha gazetari Bregu.
Shtuar më 20/02/2018, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori