E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
Obama: Autorët e aktit terrorist do të vihen para drejtësisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama po mban një konferencë për shtyp në lidhje me sulmin makabër që ndodhi në Boston. Obama gjatë konferencës ka thënë se do të gjenden autorët aktit terrorist dhe do të vihen para drejtësisë.

Presidenti i SHBA-së theksoi se ende nuk dihet asgjë për autorët dhe motivet e aktit terrorist.

Dy shpërthime kanë tronditur maratonën e Bostonit duke lënë të paktën tre të vdekur dhe disa persona të plagosur.

Videot dhe fotografitë e publikuara tregonin konfuzion dhe shumë ambulanca në vendin e ngjarjes ndërkohë që shumë spektatore janë dërguar në spital. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2013, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori