Kanë qenë pamje të tmerrshme ato që kanë parë dëshmitarët e
shembjes së
urës në Xhenoa, rrënojat e së cilës dyshohet se kanë zënë poshtë dhjetë makina.
Në një raportim të mëvonshëm, autoritetet bënë me dije se bëhet fjalë për të paktën 11 viktima.
"O Zot, o Zot", dëgjohet të thotë dikush ndërkohë që filmon me celular momentin e
shembjes së
urës, i cili shoqërohet me një zhurmë të madhe.
Ura në autostradën A10 të Xhenoas u shemb disa minuta më parë, ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse janë duke kërkuar për persona të zënë nën rrënoja sëbashku me makinat e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2018,
ora 14:27