Nxorri videon duke u "justifikuar" se qeveria punon, Basha-Ramës: Shqipëria ka ngecur në vend
Kanë vijuar edhe ditën e sotme replikat mes krerëve të politikës.

Pak më parë, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga ku tregonte sipas tij se të gjithë qytetarët e dinë shumë mirë punën që ka bërë qeveria në gjithë mandatin e saj qeverisës.

Ndërkaq, në llogarinë e tij në Twitter kryedemokrati Basha, i kujton edhe njëherë kryeministrit se Shqipëria ka ngecuar në vend.

“Edi proparama! Të gjithë e dinë që me ty Shqipëria ka ngecur në vend. Shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta. Me 25 Prill ti humb dhe Shqipëria fiton!”- shkruan Basha.
Shtuar më 14/02/2021, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori