Rusia: Kemi marrë kontrollin e rafinerisë së naftës Lysychansk

Rusia thotë se ka pushtuar rafinerinë e naftës Lysychansk, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti.

Ukraina nuk e ka konfirmuar ende pretendimin se ka pushtuar atë që do të ishte një vend kyç në betejën për Donbasin, por nëse është e saktë, kjo mund të tregojë një goditje tjetër për forcat ukrainase ndërsa ato luftojnë për të mbajtur kontrollin e qytetit.

Lysychansk është qyteti i fundit i madh nën kontrollin e Ukrainës në rajonin lindor të Luhanskut.

Rafineria është rreth 17 km në jugperëndim të qytetit, sipas Serhiy Haidai, guvernator i Luhansk.

Më herët këtë mëngjes, guvernatori tha se forcat ruse kishin kapur një pjesë të rafinerisë, sipas Al Jazeera.

Ai tha se trupat e Moskës janë ende duke u përpjekur të rrethojnë ushtrinë e Ukrainës në Lysychansk dhe të sulmojnë qytetin nga jugu dhe perëndimi, duke shtuar se kjo ishte “e kotë”.

Ai tha se forcat ruse kanë dështuar gjithashtu deri më tani të marrin nën kontroll autostradën që lidh Lysychansk me Bakhmut në rajonin fqinj Donetsk.

“Banorët e Lysychansk kalojnë pothuajse 24 orë në bodrume dhe shtëpi,” shtoi ai, ndërsa granatimet e qytetit janë shumë të dendura./albeu.com