"Nxirrte bukën e gojës", Berisha: Ushtarët e Lal Plehut i morën arkat me domate të moshuarës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në rrjetet sociale. Në një mesazh që i ka ardhur në inbox, Berisha publikon sms-në e qytetarit dixhital që ka denoncuar sjelljen e policisë bashkiake.

Qytetari shkruan se ai po blinte domate tek një grua e moshuar kur policët kishin ardhur dhe ia kishin marrë arkat me domate.

“Ne Narkoshtetin e Edvin Mafise çdo shkelje e vogel ligji eshte krim i rende!

Ja pse narkos me uniforme te Lal Plehut i marrin kafshaten e femijeve nenes qe shet nje arke me domate! Narkohorra te vertet!

Lexoni mesazhin shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Mirmengjes Doktor.Duke i bler domate nenes te ardhur nga Peza per te nxjerr buken e gojes ja marrin arkat me domate ushtaret e lal plehut. O zot i madh a do ket drejtsi ne kete vend.Respekt per ju qe jeni gjithmon me popullin,”- shkruan Berisha në statusin e tij, teksa ka publikuar edhe një foto në lidhje me ngjarjen.

Shtuar më 21/07/2019, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori