I “vë flakën” Dubait, me kë po e feston ditëlindjen mes luksit Kejvina (FOTO LAJM)

Kejvina Kthella feston ditën e sotme ditëlindjen e 26-të.  Modelen e ka gjetur mesanta me një surprizë mahnitëse në një jaht luksoz i gjithi i zbukuruar me lule e tullumbace në Dubai.

Modelja ka bërë publike pamjet ku është veshur me një fustan mjaft provokues  ku si gjithmonë është siguruar të theksojë format seksi të cilat i ka dhe pikë të fortë që mban gozhduar në Instagram plot 700 mijë ndjekës.

Duke qenë se pak ditë më parë Kejvina publikoi në Dubai foto me një djal misterioz të cilin preferoi të mos ja zbuloi fytyrën, të gjithë menduan se ajo po kalon ditëlindjen pranë tij. Por mesa ka zbuluar modelja në Instagram ajo është e shoqëruar me Arta Elezajn, aktoren Kosovar e cila është përfolur shumë për jetën luksoze dhe udhëtimet e shpesht në Dubai.

Vajzat kanë publikuar edhe pamje me bikini nga jahti dhe kanë treguar se janë “tërbuar” në këtë 26-vjetor./albeu.com/

 


Shtuar 2.06.2021 11:28