Nxënësit përfunduan në urgjencë, referohen në Prokurori drejtori dhe inxhinieri
Ditën e djeshme, disa nxënës të një shkollë në Tiranë, u dërguan në urgjencë me shenja helmimi.

Ata pësuan probleme shëndetësore pas çarjes së sistemit të ngrohjes në shkollë.

Drejtori i shkollës 9-vjeçare në Tiranë dhe një inxhinier janë referuar në Prokurori për veprat penale shpërdorim detyre dhe shkelje e rregullave për lëndët djegëse plasëse dhe radioaktive.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. S., 34 vjeç dhe E. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko”, në ambientet e një shkolle jopublike, këta shtetas kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial dhe si rrjedhojë e rrjedhjes së gazit nga depozita e gazit të sistemin të ngrohjes, 6 nxënës të kësaj shkolle kanë patur probleme shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.



Shtuar më 21/01/2021, ora 10:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori