Ka kaluar vetëm një javë që kur 6
nxënës të shkollës së mesme
"Janaq Kilica" përfunduan në
spital me
probleme me
frymëmarrjen.
Ndërkohë edhe ditën e sotme ka ndodhur e njëjta gjë, por me disa
nxënës të tjerë numri i të cilëve dyshohet se ka shkuar në 25 deri tani.
Ata janë dërguar me urgjencë në
spital, pasi kanë shfaqur
probleme me
frymëmarrjen gjatë orës së mësimit.
Akoma nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që spitali i Fierit është përfshirë nga kaosi.
Shtuar më 04/03/2020,
ora 11:44