Statistikat frikësojnë Man United përpara ndeshjes, Chelsea është mallkimi i Ronaldos

Kristiano Ronaldo është përballur 11 herë kundër Çelsit në kampionat dhe nuk i ka shënuar ende. Kjo është seria më e gjatë e ndeshjeve ndaj një skuadre të vetme pa i shënuar në karrierën e portugezit.

Çelsi ka fituar vetëm 2 nga 12 ndeshjet e fundit kundër Junajtidit në të gjitha kompeticionet. Blutë triumfuan në finalen e Kupës FA 2018 dhe gjysmëfinalen e të njëjtit kompeticion në 2020 në “Wembley”.

Skuadra e Tuhelit nuk fiton në 8 përballjet e fundit në Premier Ligë. Suksesi i fundit ishte 1-0 në “Stamford Bridge” në nëntor 2017.

Çelsi ka fituar vetëm 1 nga 13 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha kompeticionet në “Old Trafford” (6 barazime, 6 humbje): 1-0 në Premier Ligë në maj 2013.

 


Shtuar 28.04.2022 18:48