Gjyqi Berisha-Veliaj, shtyhet seanca, avokatët nuk ranë dakord për t’u pajtuar

Ditën e sotme është zhvilluar seanca për gjyqin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se avokatët e të dy palëve nuk kanë rënë dakord për t’u pajtuar me njëra-tjetrën dhe për këtë arsye seanca është shtyrë.

Sakaq theksohet se seanca e radhës do të mbahet më 2 qershor në orën 13:30

Seanca e parë u zhvillua më 8 maj.

Kryebashkiaku e ka paditur Berishën për shpifje lidhur me deklaratat që ai ka bërë për lidhjet me Iranin.

Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në lidhje me inceneratorin e Tiranës dhe të ashtuquajturat sipas tij, “lidhje” të Veliajt me Iranin.

Për të gjitha këto akuza, kryetari i bashkisë ka paraqitur një padi penale pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të dëmtuar akuzues Erion Veliaj dhe me të akuzuar Sali Berishën.

Në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi nga selia e Partisë Demokratike se Erion Veliaj po pastron paratë e Gardës Revolucionare të Iranit./Albeu.com/


Shtuar 19.05.2023 10:36