Numri i lartë i dosjeve në Gjykatën e Lartë, ish- Ministri i Drejtësisë jep një zgjidhje
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, rekomandon shtimin e numrit të gjyqtarëveGjykatën e Lartë.

Në një intervistë për RTV Ora, ai thotë se me 19 gjyqtarë do të jetë e pamundur shqyrtimi i numrit të lartë të dosjeve që janë në pritje.

Halimi: Një shtim të gjyqtarëveGjykatën e Lartë për një afat 5-vjeçar derisa të evadohen këto 35 mijë dosje që ndodhen në Gjykatën e Lartë. Të jetë një numër 25-35 për pesë vjet, me mandate zëvendësuese si Gjykata Kushtetuese.

Ish-ministri i Drejtësisë thotë se vonesa në ngritjen e institucioneve të reja BKH dhe SPAK dhe Gjykatave Antikorrupsion rrezikon të djegë edhe shume fonde të dhëna nga Bashkimi Europian për ngritjen e tyre.
Shtuar më 28/09/2019, ora 21:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori