Numër i lartë infeksionesh në Elbasan, infektohen edhe punonjësit e bashkisë
Gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar me koronavirus 17 raste të reja vetëm në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se në total, janë kryer 50 tamponë. Dy raste janë punonjëse të një banke të nivelit të dytë dhe një rast është punonjësja e zyrës së financës në bashkinë e Elbasanit.

Ndërkohë mes rasteve të reja rezulton edhe një mësuese e shkollësQemal Haxhihasani” duke e çuar në 3 numrin e mësuesve të prekur me Covid.

Të paktën 15 persona janë vetëkarantinuar, teksa priten përgjigjet e testit për personat e tjerë të dyshuar dhe kontaktet e afërta me të infektuarit.
Shtuar më 11/09/2020, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori