Numër i frikshëm, në SHBA vdiqën 1700 persona brenda 24 orëve
Shtetet e Bashkuara regjistruan numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi brenda një dite.nju jork

Saktësisht 1,734 vetë humbën jetën të martën, raporton BBC.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, shifra e çon në 12,722 numrin e përgjithshëm të viktimave në SHBA. Nju Jorku vazhdon të jetë më i godituri, me mbi 4 mijë të vdekur.

SHBA-ja ka mbi 398,000 të infektuar me koronavirus, që është numri më i lartë në botë, nderkohe qe rastet globale, e kanë kaluar shifrën 1.4 milione.

Në një konferencë për media, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja mund të jetë duke arritur “majën e kurbës”.

Ai po ashtu tha se SHBA-ja mund të jetë në rrugë të duhur për më pak viktima sesa parashikohej.

Fillimisht, grupi punues i Trumpit ka thënë se rreth 240,000 njerëz mund të vdesin nga koronavirusi në SHBA.

Shtëpia e Bardhë u bëri sërish thirrje amerikanëve të ruajnë distancimin social deri në fund të muajit prill, për të ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të pandemisë.

Shtuar më 08/04/2020, ora 08:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori