Operacioni “Rrjeti”, shkon në 51 numri i të arrestuarve, në pranga një 36-vjeçar

Policia ka arrestuar një 36-vjeçar në Elbasan duke e cuar kështu në 51 numërin e personave të vënë pas hekurave në kuadër të operacionit “Rrjeti”.

Kujtojmë se operacioni u finalizua më 29 qershor. Ai u shtri në Elbasan, Cërrrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec. Gjatë këtij operacioni u angazhuan 490 punonjës policie dhe 5 dronë, si dhe u kontrolluan 52 banesa dhe 18 lokale.

Gjatë kontrolleve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milionë lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zviceriane.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Rrjeti”, për goditjen e një rrjeti që ushtronte veprimtaritë kriminale të prodhimit, shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Shkon në 51 numri i shtetasve të vënë në pranga për këtë operacion.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Rrjeti”, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, në lagjen “5 Maji”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit H. K., 36 vjeç, për të cilin Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Operacioni policor i koduar “Rrjeti”, i finalizuar më datë 29.06.2023, u shtri në Elbasan, Cërrrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec. Gjatë këtij operacioni u angazhuan 490 punonjës policie dhe 5 dronë, si dhe u kontrolluan 52 banesa dhe 18 lokale.

Gjatë kontrolleve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milionë lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zviceriane.

Vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 11.07.2023 14:15