Nuk u ecën shqiptarëve në Angli, i kapën sa zbritën nga kamioni
Duket se plani i dy vëllezërve shqiptarë për dërguar 4 emigrantë në Angli me kamion, nuk ka funksionuar.

Katër persona, mes tyre dy vëllezër shqiptarë, janë arrestuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Ken me akuzën e trafikimit të emigrantëve drejt Britanisë së Madhe.

Oficerët e policisë bazuar në infiormacione të marra në rrugë operative i kishin vënë në përgjim dhe i kapën në momentin që po dorëzonin katër emigrantë shqiptarë.

Shtetasit shqiptarë të moshës midis 20 dhe 35 vjeç zbritën nga një kamion rreth orës 8 të mëngjesin e të së premtes.

Pas arrestimit ata po mbahen nga autoritetet e imigracionit.

Ndërkohë vëllezërit shqiptarë Cakici, 48 vjeç dhe Astrit Cakici, 37 vjeç, të cilët jetonin ilegalisht në Londrën lindore akuzhen për lehtësimin e hyrjes ilegale në Mbretërinë e Bashkuar dhe posedimin e një arme zjarri.

Arben Cakici përballet me një akuzë tjetër për mbajtjen e një thike.

Ndërsa drejtuesit e kamionit, Ionut Colibei, 34 vjeç dhe Valerica Prutearu, 41 vjeç, u akuzuan për lehtësimin e hyrjes së paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Colibei akuzohet edhe për mbajtjen e një thike.Të katërt do të paraqiten para gjykatësve të hënën.


Shtuar më 18/10/2020, ora 20:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori