"Nuk u dhanë as një pikë ujë", shpërthen prindi i 11 vjeçarit që mori pjesë në koreografi
Inagurimi i stadiumit të ri "Air Albania" mund të themi se ishte një ndër ceremonitë më të rëndësishme të këtij viti.
Këngëtarë, artistë dhe rreth 500 fëmijë morën pjesë në koreografinë e mbajtur në fushë.
Kjo performancë, e parë në këndvështrimin e parë dhuroi një spektakël por kritikat për përsosshmëri nuk munguan.
E për gjithçka pamë atë natë, u punua për plot 3 muaj.Fakti më skanadaloz është se, ashtu siç u denoncua në rrjetet sociale që stadiumi i ri nuk kishte ujë as, fëmijëve nuk u është siguruar ujë për të pirë.
Prindi i një prej fëmijëve është ankuar në Telesport në lidhje me këtë ngjarje, teksa kishte shpërthyer në rrjetet sociale.
Ai ka deklaruar se fëmijët e tyre u përdorën si lecka dhe më pas i larguan nga impianti me
shpejtësi sepse duhej të lirohej fusha për
këngëtarët që u paguan mijëra euro atë mbrëmje për të performuar
playback.
"Organizatorët e kësaj, në këtë rast Ministria e Sportit, edhe pse ishin kujdesur për të mirëpaguar këngëtarë që performuan me
playback dhe jo “live”, fëmijët i përdorën thjesht si “lecka” për t’i larguar më pas me
shpejtësi nga impianti. “Djali më tha se asnjë pikë ujë nuk u dhanë pas performancës, për të cilën ishin stërvitur 3 muaj. i larguan me
shpejtësi sepse duhej të lirohej fusha! Ndërkohë, ka këngëtarë që u paguan mijëra euro për atë mbrëmje, duke mos kënduar live, është shprehur
prindi.
Shtuar më 19/11/2019,
ora 15:25