Nuk tregoi për aksidentin, dëshmia e 11 vjeçarit e çon në pranga
Një 26 vjeçar nga Berati Algert Pire ka përfunduar në prangat e policisë pasi u shpall fajtor për aksidentimin e një fëmije 11 vjeçar me iniciale B.T në aksin Pushimi i shoferit - Divjakë.

Pire akuzohet se ka shtypur djalin në këtë aks rrugor me makinën e tij tip "Opel" me targa AA 024 GB teksa 11 vjeçari udhëtonte me biçkletë.

Djali nga Berati e kishte çuar 11 vjeçarin në spitalin e Lushnjes dhe kishte thënë aty se e kishte gjetur djalinaksidentuar.

Por se dëshmia e tij kishte qenë e rreme. 11 vjeçari ka thënë se nuk ishte aksidentuar përpara se Pire të vinte me makinë, por ishte pikërisht Pire që e kishte shtypur me makinën tip "Opel".

Pas deklaratës së djalit, Algert Pire 26 vjeç u prangos dhe tashmë do të gjykohet për aksidentin e shkaktuar. /Albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori