E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
"Nuk shpëtoni", merret peng autobusi me studentë në Milano
Një 47-vjeçar me origjinë senegaleze, i identifikuar si Ousseynou Sy është arrestuar nga policia e Milanos pasi ka marrë peng dhe më pas ka djegur një autobus me studentë. Ngjarja ka ndodhur në San Donato, në afërsi të Milanos.

Burri me dokumente italiane që prej vitit 2004 rezulton të jetë një person me precedentë penalë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dhunë seksuale.

Ai ka marrë peng sot autobusin me studentë, ndërsa mediat italiane raportojnë se i ka kërcënuar studentët me jetë: “Dua t’i jap fund, vdekjet në Mesdhe duhet të ndalen”. “Nuk shpëtoni të gjallë”, shkruan bw.

Deri më tani autoritetet nuk e kanë cilësuar si një akt terrorist. Policia ka mundur të ndërhyjë në kohë, ndërsa asnjë prej studentëve nuk është plagosur.
Shtuar më 20/03/2019, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori