Nuk përballoi dot krizën nga pandemia, ministri i Financave në Gjermani i jep fund jetës në mënyrë misterioze
Ministri i Financave në Hesse të Gjermanisë, Thomas Schafer, i ka dhënë fund jetës pasi s’ka përballuar dot krizën e shkaktuar për shkak të Covid-19.

Ai u gjet i vdekur në një stacion treni në qytetin Hochheim, ndërsa trupi i tij ishte i paidentifikueshëm për shkak të dëmtimit të madh.

Sipas mediave gjermane, Schafer kishte lënë pas një letër, e cila ende nuk është bërë publike.

Ministri ishte shfaqur rregullisht në publik ditët e fundit për të dhënë përditësimet për financat gjatë krizës financiare, megjithatë burime të afërta pranë tij kishin treguar se ai kishte shqetësime të dukshme.

Schafer ishte Ministër i Financave të Gjermanisë për gati 10 vjet dhe ka qenë aktiv në politikë për më shumë se dy dekada.

Ministri la pas bashkëshorten e tij dhe dy fëmijë.
Shtuar më 29/03/2020, ora 23:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori