Dështoi me Silvan, Lazio arrin marrëveshjen me Muriqin

Transferimi i Vedat Muriqit është punë e kryer, dhe zyrtarizimi do të bëhet në orët e ardhshme.

Gazetari i mirënjohur i sportit në Turqi, Yagız Sabuncuoglu, raporton se marrëveshja është arritur.

Ai raporton se transferimi i Muriqit do t’i kushtojë Lazios 18 milionë euro.

Sulmuesi i Kosovës do të fitojë dy milionë euro në sezon, dhe do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me skuadrën nga Serie A.

Lazio ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, dhe Muriqi do të ketë mundësinë që sezonin e ardhshëm të luajë në nivelin më të lartë të futbollit në Evropë./


Shtuar 20.08.2020 08:01