E FUNDIT/ Mbytet pushuesi në Durrës
Nuk ndalet Blushi: Rilindja, truk për t'a nënshtruar PS-në
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka vijuar kritikat kundër Edi Ramës.

Blushi ka thënë se zgjedhjet nuk u fituan nga Edi Rama, por nga Partia Socialiste.

“Kryeministri doli vetëm një herë në televizor dhe tha se kjo është qeveria ime. Më mirë që nuk jam në qeveri, se nuk baj përgjegjësi për ikjet e shqiptarëve”, tha Blushi.

Sipas Blushit, qeveria ka devijuar nga parimet e saj dhe për atë të cilën u zgjodh.

“Më duhet të bëj sot një ndarje mes PS-së dhe Rilindjes. Besoj se Rilindja ishte truk për ta nënshtruar PS-në”, ka thënë Blushi në një interviste për Ora News.

Lidhur me koalicionin e PS-së me LSI-në, Blushi tha se nuk është kundër, pasi Partia Socialiste nuk vinte dot e vetme në pushtet. /albeu.com/


Shtuar më 23/04/2015, ora 22:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori