Nuk ndalen protestat kundër Ivanovit (FOTO LAJM)

Sonte me mijëra persona kanë dalë në rrugët e Shkupit për të protstuar kundër vendimit të Gjorgje Ivanov për të falur krimet e politikanëve.

Kjo është nata e katërt që protestohet. Mbrëmë u mblodhën mbi 20 mijë persona në Shkup kundër vendimit nga ana e presidentit të vendit.

Dje protestat ishin të qeta dhe u raportua se kishte mbi 20.000 pjesmarrës. Partitë opozitare ishin mbështetës të kësaj proteste në krye me LSDM-në dhe ”Dinjiteti”. Në protestë mbrëmë ishte edhe ambasadori Britanez Charles Garrett.

Protestuesit ka pak kohë që janë grumbulluar përpara Prokurorisë Speciale dhe se në shenjë hakmarrje ata kanë lyer muret e "Urës Triumfale".

Ndërkaq protestën e udhëheq lideri opozitar Zoran Zaev i tha se nuk mund të tolerohen veprime kriminale siç po bën presidenti.

Deri më tani janë grumbulluar në shesh pak më tepër se 2.500 persona dhe se nuk po lejohen nga policia të hyjnë as në parlament dhe as në zyra të tjera shtetërore.

Demonstruesit po thërriasin në maqedonisht dhe në shqip "Unë protestoj!". /Albeu.com/

/Albeu.com/
Shtuar më 16/04/2016, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori