Nuk mjaftuan zjarret, Greqia pritet të përmbytet nga reshjet
Pëlqej
Autoritetet në Bullgari kanë paralajmëruar Greqinë dhe Turqinë se mund të përballen me vërshime pas reshjeve të mëdha që priten të përshkallëzojnë lumenjtë Arda dhe Maritsa.

Ky njoftim erdhi pas luftës për shuarjen e zjarrit në Greqi që la të vdekur të paktën 74 persona. Lumi Ardalindje të Rhodope Mountains mund të dal nga shtrati në ditët e ardhshme për shkak të reshjeve që priten të ndodhin, deklaroi Ministria e Jashtme e Bullgarisë.

Lumi Arda mund t'i bashkohet lumit Maritsalindje të Greqisë në kufij me Turqinë. Autoritetet e Bullgarisë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Një person ka vdekur të martën si pasojë e rrëmbimit nga vërshimet që kapluan qytetin Teteven.


Shtuar më 25/07/2018, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori