Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 34-vjeçarin Klajdi
Shundi, i cili vrau
natën e ndërrimit të viteve
kunatin e tij,
Vladimir Zvezhda.
Para gjykates
Shundi ka pretenduar se nuk mbante mend asnje gje nga ngjarja ndersa tha se me viktimen,
Vladimir Zvezhda, ka patur marredhenie te mira.
Vladimir Zvezhda kishte shkuar me bashkëshorten tek shtëpia e prindërve të saj për të festuar.
Pas një sherri me
kunatin, Klajdi
Shundi e qëlloi me thikë në pjesën e qafës. Ai u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte për shkak të gjakderdhjes së madhe.
Shtuar më 03/01/2021,
ora 10:03