"Nuk linin gjë pa vjedhur", arrestohen dy shqiptarë në Itali
Policia italiane ka raportuar se ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë.

Sipas burimeve policore dy shqiptarët "nuk linin gje pa vjedhur" në zonën e Cësertrës.

Në pranga kanë përfunduar shqiptarët A.D 40 vjec dhe M.M 27 vjec.

Sipas policisë italiane, në banesat e shqiptarëve janë gjetur vepra arti dhe objekte të tjera me vlerë të cilat ishin grabitur. Dy shqiptarët po lëvizini me një mjet tip ‘Fiat Stilo’ kur janë ndaluar për kontroll nga policia.

Shqiptarët dyshohet se janë autorët e grabitjes së një banesë në natën e 4-5 dhjetorit në komunën e Isernias, nga ku kanë vjedhur 5 vepra arti të disa piktorëve të njohur napolitanë.

Përveç disa veprave të artit me vlerë, policia ka sekuestruar në banesat e shqiptarëve 7 çanta të markave të njohura të modës, 9 orë të shtrenjta, varëse e byzylykë floriri, si dhe çelësat e 3 automjeteve të grabitura.
Shtuar më 15/12/2018, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori