Rama me tone të forta: Amerikanët dhe ndërkombëtarët, zotët e shtëpisë në Kosovë

Kryeministri, Edi Rama, doli sot në konferencë të jashtëzakonshme për të folur në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai komentoi mënyrën se si ndërkombëtarët po trajtojnë çështjen e tensionuar në veri. Rama tha se ndëkombëtarët janë zotët e shtëpisë në atë vend, pasi e kanë ndërtuar Koosven  me “luftë e bomba”.

Kryeministri shtoi ndër të tjera se nëse ndërkombëtarët largohen nga Kosova, ajo do të  kthehet në ditët më të zeza të saj.

Rama tha gjithashtu se ka propozuar një dokument në lidhje me implementimin e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë, e cila sipas tij është nyja gordiane e dialogut Kosovë-Serbi. Ai u shpreh se Kosova duhet të dëgjojë ndërkombëtarët në hapat e saj, ndërsa sipas tij qëndrimi i Serbisë dihet tashmë.

Edi Rama: Ata janë zotët e shtëpisë në atë vend. Ata ndërkombëtarërt e kanë ndërtuar atë shtëpi me bomba dhe luftë. Nëse ata largohen nga ajo shtëpi, ajo shtëpi kthehet në ditët më të zeza të saj. Unë e kam mbështetur Albin Kurtin kur mori pushtetin. E kam mbështetur edhe kur disa qorra e kanë sulmuar pse u ul me Presidentin Vuçiç në tavolinë sepse ajo është rruga.

/albeu.com/ 

 


Shtuar 8.06.2023 11:59