Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
"Nuk kam shkop magjik", gratë greviste i bëjnë kërkesë Ramës
Ditën e djeshme kryeminitri i dha si mesazh grevisteve të uleshin të flisnin pasi sic u shpreh Rama nuk "ka një shkop magjik" që mund të zgjidhë gjërat".

Në ditën e 8 të grevës së urisë gratë naftëtare në Ballsh i kanë përcjell një mesazh kryeministrit Edi Rama. Ato sot janë shprehur se kanë besim se kryeministri do ta zgjidhë situatën e tyre, teksa i propozojnë që të ngrihet një grup negociator dhe të bisedojë.

”Le të ngrihet një grup negociator e të vijë të bisedojë. Ne duam zgjidhje. Kemi besim tek kryeministri Rama se do ta zgjidhë situatën. Duam pagat e fituara me gjyq, pastaj të bëjnë ç’të duan me uzinën.

Jemi të lodhura e të semura. Ditë e natë këtu, është lodhje e madhe por s’kemi rrugëzgjidhje tjetër. Vetëm kryeministri mund të na japë zgjidhje.”- tha njëra prej grevistëve.


Shtuar më 22/10/2020, ora 10:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori