Nuk kaloi vettingun, Altina Xhoxhaj ankohet në Strasburg
Ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, e cila u shkarkua nga vettingu ka bërë ankesë në Gjykatën e Strasburgut.

Kjo e fundit ka pranuar të shqyrtojë padinë e Altina Xhoxhajt kundër shkarkimit nga KPK dhe KPA.

Pas pranimit të padisë, Gjykata e Strasburgut i drejton Shqipërisë pesë pyetje në lidhje me rastin.

Pyetjet e Gjykatës së Strasburgut i janë drejtuar Avokaturës së Shtetit, e cila përfaqëson Shqipërinë në proces.

Altina Xhoxhaj u shkarkua nga Gjykata Kushtetuese më 3 maj 2018 për shkak të vettingut.



Shtuar më 08/07/2019, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori