Nuk kaloi në finale, Enxhi Nasufi shpërthen ndaj Festivalit të Këngës (FOTO LAJM)

Enxhi Nasufi ndonëse kishte një nga këngët më të pëlqyera, nuk arriti të kalojë në finalen e "Festivalit të Këngës". Përmes disa postimeve në Instastory, këngëtarja ka zbuluar disa nga prapaskenat duke treguar se në fakt në finale do të shkonin 16 këngëtarë, por rrugës u shtuan edhe 2 të tjerë.

“Do të ishin 16 finalistë, por rrugës u shtuan edhe 2, sepse bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme, ndarje tokash. Shumë brryla, shumë miq, shumë ujqër… nja 2 u shtuan rrugës dhe sigurisht nuk kishte vend për mua aty. Por shyqyr Zotit, isha lodhur me thënë të drejtën dhe doja të pushoja dhe jam shumë e lumtur që jam në shtëpi.

Megjithatë nuk i dihet unë do të marr pjesë prapë në festival në të ardhmen, ndoshta në kushte dhe rrethana të tjera, por sigurisht vetvetja me sinqeritetin tim që më karakterizon, ku sipas shumë njerëzve sinqeriteti është virtyt i budallait, por unë mendoj që jo dhe ngulmoj që jo. Kaq kisha suksese të gjithëve”, është shprehur Enxhi.

Juria e Fest ‘59 vendosi të çojë në finalen e 23 dhjetorit këngët e interpretuara nga:
Orgesa Zaimi
Festina Mejzini
Devis Xherahu
Inis Neziri
Florent Boshnjaku
Sardi Strugaj
Gjergj Kaçinari
Rosela Gjylbegu
Kastro Zizo
Wendi Mancaku
Evi Reçi
Xhesika Polo
Anxhela Peristeri
Era Rusi
Gigliola Haveriku
Viktor Tahiraj
Kamela Islamaj
Mirud

Shtuar më 23/12/2020, ora 09:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori