Nuk ka paqe, Basha bën thirrje për përshkallëzimin e "luftës" ndaj Ramë
Ndërkohë që atmosfera e ditëve të fundit, por edhe fjalimi i fundjavës e Ramës kishte krijuar idenë se mund të kishte një lloj afrimi në qendrime mes maxhorancës dhe opozitës, deklarata e sotme e Lulzim Bashës duket se i ka dhënë fund këtyre hamendësimeve, të paktën tani për tani.

"Panorama" shkruan se Basha është treguar i prerë gjatë mbledhjes me krerët dhe sekretarët e PD-së në rrethe për të vazhduar protestat, madje duke i përshkallëzuar ato.

Gjatë mbledhjes ata kanë arritur në përfundimin se nuk do të ketë zgjedhje pa Edi Ramën, ndërkohë që Basha u kujdes të theksonte se e kishte mbështetjen nga Uashingtoni për aksionin e tij politik.

Mësohet se Basha ka kërkuar nga drejtuesit në rrethe mobilizim total të të gjithë energjive për protestën. Ndërkohë që mësohet se gjatë takimit, krerët e degëve kanë kërkuar përshkallëzim të protestës. /Albeu.com/
Shtuar më 27/03/2017, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori