Bardhi: Basha po shkatërron PD-në

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka deklaruar se lufta kundër njëri-tjetrit po dobëson Partinë Demokratike.

Ndërsa ishte i ftuar në “Top Story”, Bardhi tha se personi i cili po e shkatërron PD është Basha me projektin e tij dhe nuk do të jem pjesë e saj.

“Lufta kundër njëri-tjetrit po na dobëson. I shtroj vetes pyetjen, ku po duan të gjithë të shkojnë. Nuk mund të ketë zgjidhje situata kur ndodhet sot opozita në Shqipëri. Nuk e di realisht, secili është mbyllur nga një dhomë të veçantë dhe secili bën ndonjë projekt të vetin pa llogaritur kush është rezultati për opozitën dhe ekipin. Nëse do kisha parë rehatinë time do kisha zgjedhur këtë rrugë. Mënyra si po trajtohet situata mes pjesëve të PD, kolegët që kanë dalë jashtë PD, nuk i quaj jashtë. Kur ka kaluar 1 vit e gjysmë, pamë ça ndodhi në zgjedhje, secili prej nesh duhet të veprojë me arsye.

Unë nuk i shkëputem, e shoh të lidhur me sakrificë, jo me individë. Ajo që po përpiqem të bëj është që secili të tregojë përgjegjësinë e momentit nëse PD apo elementë të caktuar kanë vendosur ta shkatërrojnë PD, do jetë e vështirë ta ndalojë unë. Vulën e shkatërrimit të PD, nuk dua të kem firmë në këtë lloj projekti.

Nëse mbajmë të ndezur konfliktit, të dyja pjesët e opozitës do dobësohen dhe këtu përfiton Edi Rama. Basha ka dhënë dorëheqjen në një deklaratë publike para kryesisë dhe grupit parlamentar, ka një vendim të Kryesisë që e njeh dorëheqjen. Sot ka edhe një vendim gjykate, Kolegji Zgjedhor e njeh dorëheqjen e Bashës.”- u shpreh Bardhi.


Shtuar 22.06.2023 23:24

Tags: , , ,